U vetëplagos me armë, pranga 36-vjeçarit dhe shokut të tij, nuk kallëzuan ngjarjen
Një 36-vjeçar është plagosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. 36-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri rreth orës 02:40. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, tek vendi i quajtur “shkallët e varrezave të dëshmorëve”. Pas ngjarjes ai është paraqitur me plagë në këmbë në spitalin Rajonal të Vlorës.
I dëmtuari është identifikuar si Olsi Alisinanaj. Ai së bashku me shoku i tij, Gerti Meto janë vënë në pranga. 36-vjeçari akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” ndërsa shoku i tij u arrestua pasi fshehu armën e zjarrit dhe nuk kallëzoi ngjarjen.
Policia po punon për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid