PAMJE| Një person i armatosur përplas disa makina në Sauk, plagosen burrë e grua
Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur të dielën pranë Saukut.
Mësohet se një person nuk i është përgjigjur patrullës së Shqiponjave në zonën e Saukut duke u larguar.
Policia e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes personi ka dëmtuar disa automjete. Për pasojë janë plagosur rëndë 2 shtetas, burrë e grua, të cilët udhëtonin me një motor.
Ai është kapur në zonën e terminalit të autobusëve të juglindjes dhe gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri.
Përmes një njoftimi policia bëri me dije se rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
“Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.
Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmi në Mançester, policia qëlloi aksidentalisht një nga viktimat
- Aksident me pasojë vdekjen në afërsi të fshatit Kapshticë në Bilisht
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon