Berisha: Rusmali pas dekretit antikushtetues të Begajt, e kam shkarkuar si ministër
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën për mediat nga selia blu sulmoi presidentin Bajram Begaj për dekretin që çon në zgjedhje të parakohshme edhe bashkinë e Tiranës, kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Berisha u shpreh se Begaj fshihet pas juristit të tij dhe ish-ministrit të PD, Ilir Rusmali për të justifikuar shkeljen që i ka bërë kushtetutës me dekretin për Tiranën.
Kryedemokrati sqaroi edhe të vërtetën sipas tij, në raportin me ish-ministrin e tij të Drejtësisë të cilin siç tha e kishte shkarkuar nga detyra.
“Ilir Rusmali është shkarkuar nga Berisha për korrupsion. Cila ka qenë ngjarja? Drejtori i përgjithshëm i burgjeve Dashamir Maçi kishte hapur një tender, i vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin, nuk ishin standardet e Ramës, ishin standardet e Berishës. Ai i tha, ik dhe mos u duk, je vëllai i ministrit. Vëllai i ministrit e kërcënoi. Maçi mençurisht e regjistron kërcënimin dhe ma solli në zyrë. Rusmali në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim, çfarë bëri, në kundërshtim më kushtetutën shkarkon drejtorin e burgjeve kur nuk ishte përgjegjësi e tij por e këshillit të ministrave. Ministri mbajti anën e vëllait dhe shkarkoi drejtorin dhe unë shkarkova ministrin. I thashë me këtë që ke bërë duhet të largohesh. Sot është këshilltar i presidentit të cilin ligji nuk e lejon të kryejë asnjë detyrë tjetër, dhe merr edhe detyrën si kryetar i KAS, në kundërshtim me ligjin”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme