EMRI/ Vrau gjyqtarin në sallën e gjyqit, zbulohet identiteti i autorit
Policia ka konfirmuar zyrtarisht se autori i ngjarjes së ndodhur ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja është Elvis Shkambi.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e brendshme të gjykatës. Gjyqtari nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë procesit gjyqsorë lidhur me një konflikt të hershëm në Shkodër.
Mësohet se 31 familje ishin në konflikt për një objekt me autorin e dyshuar Shkambin. Shkambi pretendon se është pronar i objektit ku jetojnë 31 familje dhe se ka dokumentacionet.
Ai ka kërkuar lirimin e pronave dhe prej kohësh është në proces gjyqsor me familjet të cilat pretentojnë se Shkambi ka dhunuar pronat e tyre dhe se ka dokumete false.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së