Mediat botërore raportojnë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
Gjigandët mediatikë botërorë si Euronews, BBC dhe CNN i kanë kushtuar artikuj të veçantë këtij rasti tronditës.
Euronews shkruan:
“Tre persona në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, janë arrestuar pasi një burrë qëlloi për vdekje një gjyqtar gjatë një seance gjyqësore të hënën, sipas policisë.
Autoritetet thanë se gjyqtari Astrit Kalaja po kryesonte një seancë dëgjimore në Gjykatën e Apelit të Tiranës lidhur me një mosmarrëveshje pronësie, kur burri e qëlloi me armë zjarri.
Kalaja ndërroi jetë ndërsa po transportohej me urgjencë për në spital.
Policia bëri të ditur se personi i armatosur plagosi gjithashtu edhe dy persona të tjerë të përfshirë në seancë – baba e bir. Ata u dërguan në spital dhe plagët e tyre nuk paraqesin rrezik për jetën.”
BBC shkruan:
“Një gjyqtar në Shqipëri është qëlluar për vdekje pasi një burrë hapi zjarr gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Zyrtarët bënë të ditur se gjyqtari Astrit Kalaja ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, ndërsa dy persona të tjerë – një baba dhe djali i tij – u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën.”
CNN raportoi:
“Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës u qëllua për vdekje të hënën nga një burrë i përfshirë në një çështje gjyqësore, sipas policisë shqiptare.
Personi i armatosur u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E. Sh., sipas policisë. Kalaja ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.
Policia shtoi se autori plagosi edhe dy persona të tjerë të pranishëm në seancë. Lëndimet e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën.”
LEXONI GJITHASHTU:
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit