“Donte kandidat politik për Tiranën”, Salianji jep mendimin e tij për Binajn

8 Tetor 2025 | 21:58

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me mbështetjen që i ka dhënë kandidaturës së Florian Binajt për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Salianji u shpreh se ajo që duhet të jetë fokusi i opozitës është të gjejnë pikat që i bashkojnë.

Sipas tij pika kryesore është se Binaj ka marrë mbështetje. Ai thekson se në këtë moment bien interesat partiake dhe se interesi publik është i rëndësishëm.

“Unë mendoj se sot është momenti që të gjejmë të gjitha pikat që na bashkojnë. Pika kryesore është kandidati i të gjitha partive opozitare përfshirë edhe zotin Shehaj ia kanë dhënë mbështetjen. Kjo nuk është pak. E gjithë narrativa e rrugëtimit në këtë moment bien përderisa është marrë mbështetja për kandidatin e pavarur.

Në këtë kuptim interesat partiake që ka secila prej partive qe edhe unë mendoja që interesi politik dhe vetëm i PD mund të ishte një kandidat politik, bie në këto momente dhe prevalon ajo që është interesi publik. Një provë e rëndësishme në një moment të caktuar ku duket që autokracia kontrollon gjithçka, që të jepet një frymëmarrje tjetër për të dalë nga partitë politike,” tha Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
10:11 | 28/07/2026

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026