Emocione dhe përballje vendimtare, rikthehen kualifikueset për Kupën e Botës

9 Tetor 2025 | 13:33

Faza kualifikuese për Kupën e Botës rikthehet këtë të enjte me një sërë përballjesh interesante në kontinentin e vjetër.

Kombëtaret europiane zbresin në fushë për të vazhduar garën drejt turneut më të madh futbollistik në botë, me disa nga emrat e mëdhenj që përballen me kundërshtarë të lehtë, ndërsa të tjera do të kenë ndeshje direkte për kreun e grupeve.

Në Amsterdam, Holanda pret Maltën në një ndeshje ku çdo rezultat përveç fitores do të ishte një surprizë e madhe.

Të udhëhequr nga trajneri Ronald Koeman, “tulipanët” kanë bërë një ecuri pozitive deri tani në grupin G, me 3 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshje, dhe një golavarazh mbresëlënës 14-3.

Malta është një kundërshtar modest në letër, ndaj pritet që holandezët të shfrytëzojnë këtë takim për të siguruar tre pikët dhe për të përmirësuar diferencën e golave.

Sfida më e fortë dhe më e ekuilibruar e së enjtes është ajo mes Çekisë dhe Kroacisë, dy skuadra me ambicie për vendin e parë në grupin L. Kroacia, me 4 fitore në po aq ndeshje të luajtura, ndan kreun me çekët që kanë një sfidë më shumë, por gjithashtu 4 fitore dhe 1 humbje.

Skuadra e drejtuar nga legjenda Luka Modric do të synojë ta shfrytëzojë përvojën dhe formën pozitive për të marrë një rezultat pozitiv në transfertë.

Austria dhe Danimarka kanë përpara sfida relativisht të lehta në këtë raund. Austriakët presin në shtëpi San Marinon, ndërsa danezët udhëtojnë drejt Bjellorusisë.

Të dyja skuadrat do të synojnë jo vetëm trepikëshin, por edhe përmirësimin e golavarazhit, i cili mund të bëhet një faktor vendimtar në renditjen përfundimtare të grupeve.

Një tjetër takim interesant është ai mes Skocisë dhe Greqisë. Helenët kanë vetëm një pikë më pak se kundërshtari, pasi u mposhtën në ndeshjen e fundit nga Danimarka.

Të dyja ekipet janë në garë të ngushtë për pozitat e kualifikimit dhe kjo përballje pritet të jetë e fortë dhe e luftuar deri në fund.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026