Zyrtarizohet nga UEFA, kush është gjyqtari që do vendosë drejtësi në Serbi–Shqipëri

10 Tetor 2025 | 10:25

UEFA ka zyrtarizuar emrin e gjyqtarit që do të vendosë drejtësinë në sfidën e rëndësishme mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë.

Rumuni Istvan Kovacs është përzgjedhur si gjyqtari kryesor i takimit, një vendim që konfirmon rëndësinë dhe delikatesën e kësaj përballjeje.

41-vjeçari është një nga arbitrat më të vlerësuar në Europë dhe së fundmi ka gjykuar edhe finalen e fundit të Champions League, ku PSG mposhti Interin me rezultatin 5-0.

Një tjetër tregues i nivelit dhe besimit që UEFA i jep Kovacs i cili do të mbështetet nga tre gjyqtarë të tjerë rumunë, ndërsa në sistemin VAR do të jenë të pranishëm dy arbitra gjermanë, gjithashtu me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Përgatitjet për takimin vendimtar janë drejt fundit, me të dyja skuadrat që vijojnë stërvitjet intensive.

Ndeshja vlerësohet maksimalisht nga të dy federatat dhe nga vetë UEFA, e cila me këtë përzgjedhje ka marrë në konsideratë rëndësinë sportive dhe ndjeshmërinë e veçantë të përballjes.

Kovacs është pjesë e listës elitare të gjyqtarëve të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe në karrierën e tij ka drejtuar ndeshje në kompeticione madhore si Kupa e Botës dhe Kampionati Europian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026