Rama i flet arkitektëve për duelin Serbi-Shqipëri: Shpresoj t’i sillni fat lojtarëve

11 Tetor 2025 | 20:37

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Sheshin Nënë Tereza për inaugurimin e “Tirana Moons”, një oaz i gjelbër kushtuar librit.

Gjatë fjalës së tij këtë shtunë Rama përmendi edhe kombëtaren shqiptare, e cila sot përballet me Serbinë.

“Ka diçka interesante që duhet çkoduar. Sa herë që mblidhen arkitektë nga bota, Shqipëria luan një ndeshje futbolli. Shpresoj që t’i sillni pak fat lojtarëve tanë që luajnë sot jashtë,” tha Rama.

Ai falënderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e projektit dhe theksoi rëndësinë e dhurimit të librave.

“Është kaq mirë që të kesh kaq libra dhe që dhurohen nga njerëz që duan të japin diçka për kënaqësinë e tyre. Në Shqipëri gjeni gjithçka. Është thjesht çështje se kur. I gjen të gjithë këtu. Është thjesht çështje rrethanash që ato të jenë të duhura. Shijojeni dhe shiheni të gjithë nesër për të vazhduar këtë fundjavë kaq të veçantë.”-tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026