Çfarë ka mbetur ende për tu bërë? Von der Leyen: Hapat janë pozitive përpara
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama është pyetur lidhur me hapat që i kanë mbetur Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE. Von der Leyen në përgjigjen e saj ndaj pyetjes së gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu u shpreh se Shqipëri ka bërë hapa pozitive.
Ajo theksoi se është e impresionuar nga dëshira e Ramës dhe popullit shqiptar për u anëtarësuar në BE. Sipas saj procesi është normal dhe po punohet akoma për reformat të cilat duhet të realizohen për tu bërë pjesë e BE-së.
“Ne të gjithë themi me të drejtë se kushti i zgjerimit bazohet në merita. Këto merita që Shqipëria që meriton janë të dukshme tani. Është një proces normal i hapjes së grup kapitujve dhe të punojmë për reformat në mënyrë që të bëheni pjese e BE-së.
Për mua është impresionuese, të shikoj shpejtësinë që kemi kaluar këto 2-3 vite. Jam e impresionuar me ju zoti kryeministër dhe popullin shqiptar që thonë po duam të bëhemi pjesë e BE-së, dhe thoni e dimë qe këto reforma janë për ne që të forcojmë demokracinë. Hapat janë pozitive përpara dhe jam e impresionuar nga fryma që gjej në Shqipëri dhe që deri 2027 të bëheni pjesë e BE-së,” u përgjigj Von der Leyen.
LEXO GJITHASHTU:
- VIDEO/ Rama pret presidenten e KE-së, nis takimi me Von der Leyen
- Rama në konferencë me Von der Leyen: Të mbështesim Ukrainën pa rezervë
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati