Qafoku: Deklarata e Presidencës nuk tha asgjë, Begaj po kërkon hetim të vetes

15 Tetor 2025 | 22:16

Analisti dhe gazetari, Roland Qofaku në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka komentuar deklaratën e sotme të presidentit Bajram Begaj pasi PD ka kërkuar shkarkimin e tij. Qofaku u shpreh se deklarata kishte një problem të madh pasi sipas tij nuk thoshte asgjë.

Ai shtoi se presidenti në deklaratë duhet të jepte kundër argumente dhe jo të shkruajë që le të ngrihet Komisioni Hetimor Parlamentar. Gazetari gjithashtu theksoi se deklarata e sotme kishte përmirësim pasi kishte vetëm 1 gabim ortografik.

“Aty ka plot gjëra për tu komentuar. Te deklarata e zotit president ka një permirësim në mënyrën e të sktrukturuarit të saj. Një gabim ortografik, 6 kishte herën e parë kur kishim dekretin e famshëm që u bë debat i madh. Përmirërisi mi ishte i dukshëm por e kishte një gavbim ortografik.

Por ka një problema të madh deklarata, që nuk thotë asgjë. Ne ishim në pritje që zoti president duhet të thoshte, jam unë i punësuar përvec detyrës së lartë të kreut të shtetit. Ka edhe një gafë logjike, nuk mund të shkuaje presidenti që Parlamenti të hetojë. Ai thotë të ngrihet Komisionij Hetimor parlamentar, voto dhe ti nuk do më gjesh gjë mua. Nesë në shkojmë në atë proces, aty ska punë presidenti, si të hetojë. Presidenti duhet të thoshte jo, kundër argumenti im është i tillë.

Partia Demokratike mund ti ketë të sakta ato por problemin e ka një, nuk ka kambanë kisha për të rënë. S’ka vota vetëm nesë do Partia Socialiste”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Për të 12-ën ditë me radhë, duke filluar prej orës 18:00, qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar kundër...
22:59 | 11/06/2026

Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut

Meksika e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të Futbollit, duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 në ndeshjen hapëse. Ndeshja e parë u...
22:58 | 11/06/2026

Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, u shpreh se çështja e statusit “non grata” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përbën një lajm...
22:05 | 11/06/2026