Rrëzohet mocioni për programin qeverisës, Kosova “mollë sherri” mes PS dhe PD
Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte po zhvillon seancën plenare. Seanca nisi në orën 10:00. Partia Socialiste gjatë seancës ka rrëzuar kërkesën e parë të opozitës për mocion me debat për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Për mocionin votuan 73 deputetë kundër.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij theksoi se kërkesat e opozitës janë të mangëta. Sipas tij kërkesat nuk janë të plota pasi opozita nuk do të bëjë debat. Ai shtoi se nuk pranon asnjë kërkesë që bie në kundërshtim me rregulloren.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë seancës i bëri thirrje kreu të Kuvendit, Niko Peleshi të japë dorëheqjen. Shehaj theksoi se në 8 seanca nuk është zbatuar rendi i ditës siç është caktuar.
Ai shtoi se në rast se ai si kryetar nuk është në gjendje të zbatojë urdhrin e tij atëherë duhet të japë dorëheqjen. Sipas tij 8 seanca janë të mjaftueshme për të treguar se është i aftë për këtë detyrë.
Gjatë seancës ka mbajtur fjalën e tij edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai u përfshi në debatin për Kosovën duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama si shërbëtor të Vuçiç. Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ndal tek mungesa e një rezolute për Kosovën.
Ai u shpreh se ai nuk ka parë në program asnjë fjalë për Kosovën. Sipas tij mos miratimi një rezolutë për gjenocidin në Kosovë është turp për publikun. Berisha gjatë seancës në Kuvend i është kundërpërgjigjur deputetit të PS-së, Ardit Bido. Bido u shpreh se në seancë po dëgjohet se liderët e UÇK-së janë të akuzuar për gjenocid në Serbi gjë e cila sipas tij nuk është bërë as nga Serbia.
Berisha iu përgjigj Bidos duke thënë se kjo është një shpikje e tij pasi ai nuk e ka thënë në asnjë moment këtë. Sipas tij Bido ka deformuar deklaratën. Bido ka vijuar me replikat përmes një reagimi me video ku shprehet se nuk iu përgjigj dot Berishës në foltore pasi u largua nga një problem familjar. Ai shtoi se deklaratën se ndaj shqiptarëve janë ngitur akuza në Hagë për gjenocid e ka thënë Tritan Shehu.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do të marrë pjesë në protestën e organizuar nesër në Tiranë në mbështetje të UÇK-së, duke theksuar se do të jetë i pranishëm si qytetar dhe jo si politikan.
Balla gjithashtu ka konfirmuar në Kuvend se kryeministri Edi Rama nuk do të jetë ditën e premte në protestë. Balla shtoi se arsyeja është se, sipas tij, prezenca e Kryeministrit do të politizonte marshimin.
lajmi në zhvillim
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë