“Mu dogjën flokët”, ukrainasja rrëfen sulmin rus me dron në tren: Nuk dorëzohemi

16 Tetor 2025 | 08:25

E shtrirë në një shtrat spitali në kryeqytet, Olha Zolotova rrëfen me zë të ulët tmerrin që përjetoi kur treni i saj u godit nga një dron rus.

“Sytë më u errën, gjithçka digjej. Flokët më morën flakë dhe isha e bllokuar,” thotë ajo.

Ngjarja ndodhi në stacionin hekurudhor të Shostkës në rajonin e Sumy-t, ku një dron i tipit “Shahed” goditi trenin në të cilin punonte Olha. Pak çaste më vonë, një tjetër dron përplasi të njëjtin stacion në një sulm të dyfishtë që Ukraina e cilëson si shënjestrim të drejtpërdrejtë të civilëve një krim i mundshëm lufte sipas ligjit ndërkombëtar.

Nga sulmi mbetën të plagosur 30 persona, përfshirë tre fëmijë, ndërsa një burrë humbi jetën, me gjasë nga një atak kardiak.

Sipas operatorit hekurudhor ukrainas Ukrzaliznytsia, sulmet ndaj rrjetit hekurudhor janë dyfishuar gjatë muajve të fundit. Zyrtarët thonë se gati gjysma e të gjitha goditjeve ndaj hekurudhave që nga fillimi i luftës kanë ndodhur vetëm në dy muajt e fundit.
Oleksiy Balesta, zëvendësministër i Transportit, thekson se Rusia po synon qëllimisht trenat dhe infrastrukturën mbështetëse, përfshirë lokomotivat, stacionet dhe sistemet energjetike.

“Pothuajse çdo ditë kemi sulme ndaj infrastrukturës sonë,” thotë ai, ndërsa njoftohet për një tjetër sulm në trenin midis Kramatorskut dhe Slovianskut, pranë vijës së frontit.

Sipas analistëve, Rusia po përdor tani dronët si armë strategjike për të paralizuar lëvizjet e brendshme të Ukrainës, për të dëmtuar ekonominë dhe për të shkaktuar panik tek civilët.

Megjithatë, Ukraina nuk është dorëzuar. Drejtori ekzekutiv i UZ-së, Oleksandr Pertsovskyi, thekson se vendi po përgjigjet me plane emergjente, trajnim të stafit dhe koordinim me ushtrinë.

“Qëllimi ynë është që asnjë shërbim të mos anulohet. Nëse treni nuk mund të ecë, ne përdorim autobusë. Gjithmonë kemi Planin B, C dhe D,” deklaron ai.

Në stacionin qendror të Kievit, punonjësit e hekurudhave që kanë luftuar flakët gjatë sulmeve shpërblehen me certifikata guximi dhe pagë shtesë, duke u quajtur me krenari “Heronjtë e Hekurt”.

Ndërkohë, kërcënimet ndaj infrastrukturës nuk po ndalen. Rusia ka intensifikuar gjithashtu sulmet ndaj sistemeve energjetike, duke lënë qindra mijëra qytetarë pa energji elektrike, ndërsa Ukraina ka kundërpërgjigjur me sulme ndaj rafinerive ruse.

Me dimrin që afrohet, zyrtarët ukrainas paralajmërojnë për një sezon të ashpër dhe u bëjnë thirrje aleatëve për më shumë mbështetje, veçanërisht në mbrojtjen ajrore.

“Por nuk jemi të dëshpëruar,” thotë Pertsovskyi. “Ukrainasit mbeten të fortë në shpirt.” Kjo forcë do të vihet në provë, ndërsa vendi përgatitet për dimrin e katërt të luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë Presidencës së Këshillit në vitin 2027

Qeveria greke po shqyrton mënyra për të përshpejtuar pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së në...
14:07 | 19/06/2026

IDF: Goditëm mbi 80 objektiva të Hezbollahut brenda natës, dhjetëra të vrarë

Ushtria izraelite njoftoi të premten se gjatë natës goditën më shumë se 80 objektiva të Hezbollahut dhe vranë dhjetëra luftëtarë të grupit. Në përditësimin e...
13:37 | 19/06/2026