Vetëdorëzohet autori i vrasjes së biznesmenit italian në Salari
Kamber Sulçe, i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në zonën e Salarisë, është vetëdorëzuar këtë të enjte në Policinë e Gjirokastrës.
Sulçe ka marrë masën “Arrest me burg” dhe ka dorëzuar armën e krimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi javë më parë një zonë të thellë të krahinës së Labërisë, ku sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pas një debati verbal për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Më pas, Sulçe dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit italian Sarchi dhe personave që e shoqëronin, në momentin që ndodheshin pranë automjeteve të tyre.
Si pasojë e të shtënave, biznesmeni italian humbi jetën në vend.
Menjëherë pas krimit, Policia zhvilloi kontrolle të shumta në zonën ku ndodhi ngjarja dhe përreth saj, duke sekuestruar dy armë gjahu dhe automjetet e përdorura nga viktima dhe shoqëruesit e tij.
Gjatë kërkimeve, në një stan të braktisur në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, u gjetën automjeti dhe veshjet që autori kishte përdorur gjatë krimit. Në të njëjtin vend u gjet edhe një çantë me pajisje të dyshuara ushtarake, përfshirë dylbi termike, dylbi me infra të kuqe, mbajtëse arme dhe një elektrik dore.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik