Replikat për Kosovën/ Bido: Berisha tha se UÇK ka bërë gjenocid, Berisha: Shpike

16 Tetor 2025 | 12:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë seancës në Kuvend i është kundërpërgjigjur deputetit të PS-së, Ardit Bido. Bido u shpreh se në seancë po dëgjohet se liderët e UÇK-së janë të akuzuar për gjenocid në Serbi gjë e cila sipas tij nuk është bërë as nga Serbia.

Berisha iu përgjigj Bidos duke thënë se kjo është një shpikje e tij pasi ai nuk e ka thënë në asnjë moment këtë. Sipas tij Bido ka deformuar deklaratën.

Replikat:

Bido: Po vijojmë të dëgjojmë që duke përdorur procedurën po zëvëndësohet debati parlamentar. Po dëgjojmë që liderët e UÇK-së që janë në proces gjyqsorë të padrejtë, se qenkan të akuzuar për gjenocid për Serbinë. Akuzë e re që nuk e kanë bërë as serbet vete, të dëgjohet në këtë parlametin. E papranueshme

Berisha: Deputeti i PS-së Ardit Bido, e turpshme për ty. Shpike. Turp të të vijë, falsifikator. Para jush thash sikur dhe shqiptarët të kishin kryer krim kundër serbëve apo maqedonasve, do ta dënoja. Nuk thash kurrë se ka ndodhur. Duhet të kesh fytyrën tënde që të deformosh një deklaratë. Të dish diçka që nuk ka ndodhur një akt i tillë në 32 vite.

Deputeti i PS-së, Ardit Bido ka vijuar me replikat ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha. Bido përmes një reagimi me video shprehet se nuk iu përgjigj dot Berishës në foltore pasi u largua nga një problem familjar. Ai shtoi se deklaratën se ndaj shqiptarëve janë ngitur akuza në Hagë për gjenocid e ka thënë Tritan Shehu.

“O doktor prap dole bllof. Për shkak të një fatkeqësie familjarë nuk ta ktheva dot përgjigjen në foltoren e Kuvendit ku për të disatën herë përmend emrin tim dhe shpif. Ndoshta mosha por me shumë gjasë ndërgjegjia nuk të lejon të dëgjosh kolegun tënd Tritan Shehun.

Ku flet se na paska një akuze për gjenocid ndaj serbëve prej shqiptarëve të ngritur në Hagë. Nuk e dëgjove apo bëre sikur nuk e dëgjove për të reaguar siç di të reagosh përmes shpifjes”, shprehet Bido.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026