“Plumbi i Artë”/ Dëshmia e Alibeajt në GJKKO: I dhashë Nuredin Dumanit 100 mijë euro

16 Tetor 2025 | 13:27

Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të enjte në GJKKO, në kuadër të procesit “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej ka dhënë një dëshmi tronditëse përpara avokatëve, duke pranuar përfshirjen në disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit.

“Për vrasjen e Dorian Shkozës, unë i dhashë Nuredin Dumanit 50 mijë euro. Mbas ekzekutimit të vëllezërve Haxhia i dhashë pjesën tjetër. I ofrova 100 mijë euro në total për vrasjen e Dorian Shkozës. I kam shpjeguar Nuredinit që mos e kalo urën, hap krahun djathtas dhe është një makinë ML e zezë,” – deklaroi Alibej gjatë dëshmisë së tij.

Ai shtoi më tej se për vrasjen e Regis Runajt ishte përfshirë Xhuljano Hoxha, ndërsa vetë nuk ishte marrë me armët në këtë rast.

“Për ngjarjet e tjera, armët thuajse i kam siguruar të gjitha te Hoxha, për të cilin kam dhënë deklarime më parë,” – shtoi ai.

Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, Alibej tha se Nuredini kishte armë vetë dhe nuk i kujtohet nëse i kishte kërkuar armë.

“Ka pasur raste kur kam pas edhe armë gjendje. Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, një makinë e ofrova unë. Me atë u bë ekzekutimi. Ma dha një djalë nga Shijaku, shok i hershëm i vëllait tim të ndjerë dhe ai ma ofroi. I thërrasin Alban Qerosi, emër mbiemër nuk ia di. E kam takuar disa herë këtë person, shumë herë.”

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje...
22:00 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE

Një nga protestueset që mori fjalën këtë të premte tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. Ajo u shpreh se i ka...
21:12 | 19/06/2026