Ekzekutohet pranë banesës presidenti i ekipit të futbollit në Qipro
Biznesmeni i njohur qipriot dhe presidenti i klubit të futbollit “Karmiotissa”, Stavros Demosthenous, është ekzekutuar në një atentat mafioz në qytetin e Limasolit, ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Qipro.
Sipas të dhënave të para nga policia, autorët kanë ndjekur lëvizjet e Demosthenous dhe kanë hapur zjarr ndaj tij sapo ai ka dalë nga banesa. Dyshohet se ishin profesionistë të mirëorganizuar, të cilët siguruan vdekjen e tij përpara se të largoheshin nga vendngjarja.
Pak minuta më vonë, në një zonë tjetër të Limasolit, u gjet një makinë e djegur, që dyshohet se u përdor nga atentatorët për t’u arratisur. Hetimet kanë nisur menjëherë, me policinë që po heton kryesisht pistën e lidhjeve të mundshme me botën e basteve sportive, ku Demosthenous dyshohej se kishte aktivitet.
Klubi “Karmiotissa”, i cili drejtohej prej tij, ka qenë më herët nën hetim nga UEFA për dyshime të përsëritura mbi trukime ndeshjesh, çka shton më tej dyshimet për një prapavijë kriminale të ekzekutimit.
Sipas policisë qipriote, atentatin e kryen dy persona që lëviznin me një furgon të vjedhur. Sapo 49-vjeçari doli nga dera e shtëpisë, ata e qëlluan me breshëri plumbash. Djali i tij, që ndodhej aty pranë, u përpoq ta shpëtonte duke e futur në makinë dhe duke u nisur drejt spitalit, por Demosthenous ndërroi jetë gjatë rrugës. Në përpjekje për ta transportuar me shpejtësi, automjeti u përplas me makina të tjera në autostradë, gjë që fillimisht krijoi konfuzion se biznesmeni ishte qëlluar brenda mjetit të tij.
Ngjarja po trajtohet si një vrasje e tipit mafioz, që mund të jetë e lidhur me botën e errët të trukimeve dhe interesave të mëdha financiare në futbollin qipriot.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West