Berisha nga SPAK-u: Kërkuam mbarimin e mandatit të Irena Gjokës, shkelje ligji

20 Tetor 2025 | 10:32

Kreu i PD-së, Sali Berishau, u paraqit në SPAK këtë të hënë, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Në prononcimin e tij për mediat pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK,  Berisha u shpreh se është bërë kërkesë pranë KLGJ për konstatimin e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës.

Sipas tij kërkesa është bërë pasi ajo ka marrë detyrën dhe se gjyqtarja nuk plotësonte kushtet të ishte magjistrater, pasi kishte një vendim të formës së prerë.

Kryedemorkati, shtoi se Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate dhe se po qëndron në detyrë në shkelje të ligjit e Kushtetutës.

“Magjistratja Irena Gjoka nuk ka pasur kriteret e përcaktuara në ligj për të qenë gjykatëse kur mori mandatin, kjo pasi kishte një vendim penal që kishte marrë formë të prerë. Kemi bërë kërkesë për mbarimin e mandatit të gjyqtares, ajo po qëndron në detyrë në shkelje të ligjit e Kushtetutës. Irena me 5 mbiemra e ka të formës së prerë dhe shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit, se nuk ka deklaruar një gjykim, një dënim dhe dy dëbime, por mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini. Dhe jo vetëm ai, mbrohet nga KLGJ-ja, mbrohet nga prokurori i përgjithshëm, paçka se gjithçka e akuzon këtë kriminele për fshehje të veprave të saj penale. Faktet u bënë publike si fillim nga gazetat greke dhe më pas nga dokumente zyrtare me vulë apostile të sjella dhe dorëzuara në organet kompetente shqiptare që në shkurt të vitit 2024. Por kur faktet u bënë publike, kur dokumentet u dorëzuan në institucionet zyrtare shqiptare, këto të fundit kishin detyrimin të vendosnin vetë për konstatimin e mbarimit të mandatit për Irena Gjokën që në momentin kur ligji ia ndalon asaj të ishte gjykatëse dhe ndjekjen e saj penale”, tha Berisha.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026