Kryetarja e Komisionit të Venecias: Shqipëria hap madhor në reformimin e gjyqësorit
Konferenca “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, ka vijuar punimet përgjatë ditës së sotme, me tre panele për temat: Reforma në Drejtësi – Procesi i Vettig-ut; Reforma Zgjedhore dhe Drejtësia Kushtetuese.
Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka i vlerësoi si madhorë hapat e bërë nga Shqipëria drejt reformimit të sistemit gjyqësor.
Ajo u shpreh se prania e Komisionit të Venecias në këtë konferencë tregon bashkëpunimin shumë të mirë që ka me Shqipërinë ky institucion.
“Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit. Kjo është theksuar ne raportin e Venecias të 2016 dhe Venecia ka përgëzuar autoritetet shqiptare për punën që kanë bërë për reformën kushtetuese për gjyqësorin. Edhe për gatishmërinë për të marrë rekomandimet e opinioneve të ndërmjetësve. Kemi dialog të përhershëm të autoriteteve shqiptare. Prania jonë tregon bashkëpunimin shumë të mire që kemi me ju”, tha Suchocka.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk