Afro 350 pacientë në ditë fluks i lartë në Urgjencën e Durrësit, shkak virozat

21 Tetor 2025 | 21:33

Urgjenca e Spitalit Rajonal të Durrësit po përballet me një fluks të lartë qytetarësh që kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e virozave të stinës. Sipas të dhënave, çdo ditë paraqiten nga 300 deri në 350 pacientë për të marrë shërbim, një shifër ndjeshëm më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mjekët theksojnë se kjo situatë pasqyron agresivitetin e virozave gjatë kësaj periudhe të vjeshtës.

“Situata aktuale është mjaft e ngarkuar. Kemi rreth 300–350 raste në ditë gjatë 24 orëve. Simptomat që paraqiten më shpesh janë dobësi trupore, temperaturë, dhimbje fyti, diarre dhe të vjella – të gjitha karakteristike për virozat e këtij sezoni,” – shprehet mjeku i Urgjencës së Durrësit, Elton Bodlli.

Mjekët bëjnë thirrje që jo të gjitha rastet të drejtohen në urgjencë, pasi shumica mund të trajtohen nga mjeku i familjes. Urgjenca duhet të frekuentohet vetëm nga pacientët me komplikacione.

“Në raste të zakonshme, pacientët duhet të drejtohen te mjeku i familjes. Në urgjencë duhet të paraqiten vetëm ata që kanë temperaturë të lartë për më shumë se 3-4 ditë, ose që vuajnë nga diarre e zgjatur që çon në dehidrim,” – shton më tej dr. Bodlli.

Ndërkohë, mjekët u bëjnë apel qytetarëve të shmangin vetëmjekimin dhe përdorimin e antibiotikëve pa recetë, të konsumojnë sa më shumë lëngje për të forcuar imunitetin dhe të tregojnë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve dhe të moshuarve, të cilët janë më të rrezikuar gjatë kësaj periudhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026