Meta kërkon lirinë, gjyqtarja Irena Gjoka vendos sot për “fatin” e ish-presidentit
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë këtë të mërkurë, në orën 13:00, një tjetër kërkesë të ish-Presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për lirim nga qelia.
Kërkesa, e depozituar ditën e djeshme nga avokati i tij Kujtim Cakrani, ka për qëllim shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, më 21 tetor 2025, u mbush një vit nga vendimi i GJKKO-së që miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ilir Metës.
Sipas mbrojtjes, kjo kërkesë vjen si pasojë e përmbushjes së afateve dhe mbështetet në argumente ligjore për rrëzimin e vendimeve nr. 125 dhe nr. 130 të tetorit 2024, si dhe vendimit nr. 59 të nëntorit 2024 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm.
Ndërkohë, më 29 gusht 2025, SPAK ka njoftuar përfundimin e hetimeve ndaj Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik