“Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë”, flet nëna e shqiptares në Kanada

23 Tetor 2025 | 09:39

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Brampton të Kanadasë, ku shqiptarja 29-vjeçare Savannah Kulla u ekzekutua me armë zjarri në një parking të një qendre tregtare.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi të martën rreth orës 14:00 në parkingun pranë kryqëzimit të Airport Road dhe Queen Street East. Policia Rajonale e Peel konfirmoi se viktima u gjet e vdekur në vendngjarje.

Nëna e Savannah-s, Karen Kulla, rrëfeu për momentet e fundit të vajzës së saj me emocion të thellë. Ajo tregoi se Savannah kishte shkuar për të takuar ish-partnerin e saj, 38-vjeçarin Anthony Deschepper, i cili kishte kërkuar të kalonte disa orë me vajzën e tyre 17-muajshe.

“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo nuk është më. Ishte kaq e bukur, shumë e ndjeshme dhe e zgjuar. E donim shumë,” tha nëna mes lotësh.

Karen shtoi se Savannah ishte nënë e katër fëmijëve dhe kishte ndarë rrugët me Deschepper disa muaj më parë.

“Më tha rreth një muaj më parë: ‘Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë’,” tregoi nëna.

Sipas dëshmisë së saj, ngjarja nisi pas një debatit për një çantë me pelena.

“Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelena’, dhe ajo iu përgjigj: ‘Do ta marr unë’. Ai iu kthye: ‘E harrove çantën e mallkuar të pelena’ dhe më pas dëgjova tre të shtëna,” vijoi Karen.

Pas ngjarjes, autoritetet u përballën me autorin, i cili u qëllua për vdekje nga policia gjatë një përpjekjeje për arrestim. Mësohet se Deschepper kishte precedentë penalë dhe ishte në kërkim për sulme me armë zjarri në vitin 2023.

Nëna tha se Savannah kishte frikë nga ish-partneri, por besonte se ai nuk mbante më armë.

“I thashë: ‘Më premto se nuk ke armë’. Ajo më tha: ‘Jo mami, nuk ka armë’. E di që ishte gabim,” tha Karen.

Anthony-Deschepper

Gjithashtu, nëna tregoi se ish-partneri e kishte ngacmuar vazhdimisht në telefon, aq sa Savannah kishte ndryshuar numrin disa herë, por ai vazhdonte ta shqetësonte.

“E thërriste qindra herë në ditë. Ndonjëherë ajo i përgjigjej vetëm për t’i thënë ‘më lër rehat’,” përfundoi ajo.

Policia kanadeze po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa komuniteti shqiptar në Kanada ka shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen tragjike të Savannah Kulla.

Savannah Kulla me fëmijët e saj

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026