Raporti i OSBE-ODIHR: 8 rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri

23 Tetor 2025 | 13:34

Këtë të enjte, u publikua raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri.

Dokumenti i gjerë vlerëson zhvillimin e procesit zgjedhor, identifikon problematikat e konstatuara gjatë fushatës dhe ditës së votimit, si dhe paraqet një sërë rekomandimesh për përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme në vend.

Në thelb të raportit nënvizohet se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të qetë, por me disa mangësi të përsëritura që lidhen me përdorimin e burimeve shtetërore, politizimin e administratës zgjedhore dhe transparencën e financimeve të fushatës.

Organizata thekson se reformat zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatimi efektiv i ligjit janë thelbësore për të siguruar besimin e plotë të publikut në procesin demokratik.

Sipas raportit, rekomandimet synojnë të mbështesin përpjekjet e institucioneve shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve që të jenë në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Tetë Rekomandimet Kryesore të OSBE/ODIHR:

  1. Reformë gjithëpërfshirëse ligjore.
    Raporti kërkon që kuadri ligjor zgjedhor të reformohet në mënyrë gjithëpërfshirëse përmes një procesi konsultativ të hapur dhe transparent, shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme, për të shmangur paqartësitë dhe mospërputhjet aktuale.
  2. Depolitizimi i administratës zgjedhore.
    OSBE sugjeron shqyrtimin e mundësisë për depolitizimin e emërimeve në nivelet e ulëta të administratës zgjedhore dhe kufizimin e zëvendësimeve në minutën e fundit, në mënyrë që anëtarët të trajnohen në kohë dhe të sigurohet profesionalizëm në menaxhimin e procesit.
  3. Trajnim profesional për numëruesit.
    Për të forcuar besueshmërinë e numërimit të votave, kërkohet që KQZ të zhvillojë trajnime të posaçme, të hartojë një kurrikulë standarde dhe udhëzues të qartë mbi procedurat e numërimit.
  4. Edukim për votimin elektronik.
    Raporti thekson rëndësinë e intensifikimit të fushatave të edukimit publik për votimin elektronik, me qëllim që çdo votues të jetë në gjendje të votojë në mënyrë të pavarur dhe të informuar.
  5. Ndalimi i përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë.
    Përdorimi i burimeve administrative për qëllime elektorale duhet të ndalohet që nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e votimit, për të shmangur çdo avantazh të padrejtë për partitë në pushtet.
  6. Sanksione ndaj abuzimeve me detyrën.
    Autoritetet shqiptare duhet të vendosin masa ndëshkuese dhe proporcionale ndaj rasteve të abuzimit me detyrën dhe burimet shtetërore, duke garantuar zbatim të shpejtë dhe efektiv të ligjit.
  7. Transparencë në financimet e fushatës.
    Ligji duhet të përcaktojë qartë se cilat aktivitete paraelektorale konsiderohen shpenzime fushate, në mënyrë që ato të jenë subjekt i raportimit dhe mbikëqyrjes financiare.
  8. Ndalimi i materialeve propagandistike në lajme.
    OSBE kërkon që materialet filmike të përgatitura nga partitë ose institucionet publike të etiketohen qartë si reklama politike dhe të mos përfshihen në edicionet e lajmeve apo programet redaksionale. Për çdo shkelje, duhet të ketë masa të menjëhershme dhe efektive.

Qëllimi i rekomandimeve

OSBE/ODIHR thekson se zbatimi i këtyre rekomandimeve është thelbësor për rritjen e besimit publik, forcimin e integritetit të institucioneve zgjedhore, si dhe për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Organizata nënvizon se bashkëpunimi mes partive politike, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile mbetet kyç për avancimin e reformave demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026