“Paketa e Maleve”, Berisha: Qeveria po ndërhyn pa plan dhe po krijon konflikte

23 Tetor 2025 | 14:09

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me drejtuesit vendorë, ku u diskutua për “Paketën e Maleve”.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha kritikoi nismën e qeverisë, duke e cilësuar atë si një “plaçkitje të madhe” dhe një hap që rrezikon stabilitetin social në zonat malore të veriut të Shqipërisë.

Berisha tha se politika e Ramës shkel në mënyrë flagrante një ligj të miratuar në vitin 2012, i cili përjashtonte investimet në zonat malore nga taksat për 8 vite dhe garantonte se pronat private nuk do të preken pa marrëveshje me pronarët.

Ai i bëri thirrje investitorëve që të mos prekën tokën e tjetrit, duke theksuar se kjo nuk është morale dhe se toka e komuniteteve malore është pronë e tyre e hershme dhe nuk mund të shkelet pa pëlqimin e tyre.

“Ky po merr baronët e drogës dhe po i ndërsen kundër tokave të qytetarëve. Jo, ky është krim!” – u shpreh Berisha, duke akuzuar qeverinë për krijimin e tensioneve dhe konflikteve mes banorëve dhe investitorëve.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si po zbatohet paketa, duke marrë si shembull shkatërrimin e mbi 100 objekteve në Theth dhe veprimet në Sylbicë, ku sipas tij, patronazhistët janë përfshirë në prishje të pronave pa plane të qarta.

Berisha tha se zhvillimi i zonave malore duhet të jetë i kontrolluar, i planifikuar dhe në përputhje me traditat e komuniteteve, duke ruajtur strukturën e fshatrave dhe pronat komunale që kanë ekzistuar për shekuj.

Ai shtoi se shteti duhet të ndërhyjë duke bërë plane të qarta dhe jo duke lejuar ndërtime të pakontrolluara që rrezikojnë mjedisin dhe paqen sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026