Manjani: Nuk mund të jetë shpresa te ODIHR për të rrëzuar qeverinë
Juristi, Ylli Manjani i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ka komentuar raportin e OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Manjani u shpreh se në Shqipëri prej vitesh zgjedhjet nuk zgjidhen në kutitë e votimit. Ai theksoi se qeveria nuk mund të rrëzohet se thotë OSBE/ODIHR.
Sipas tij edhe reforma nuk është zgjidhje. Manjani u shpreh se edhe po u ndryshua ligji raporti do të jetë i njëjtë teksa theksoi se në vendin tonë shkelen ligjet dhe askush nuk mban përgjegjësi.
“Të pretendosh se do të rrëzohet qeveria apo do të ndodhë rotacion në Shqipëri se thotë ODIHR, është idiotësi. Kush e mendon këtë është idiot. Kaq. Kush mendon ndërrimi i qeverive vjen nga jashtë është edhe më idiot, nuk ka lidhje me këtë vend, nuk njeh vendin.
Janë përralla që tregojnë politikanët për të vënë në gjumë njerëzit. Në qoftë se te gjitha që thotë raporti i OSBE/ODIHR, u mblodh një komision Zgjedhor dhe u ndërrua ligji, u zgjidh problemi? Jo sepse në një vend që shkelet ligji dhe nuk mban kush përgjegjësi prap do shkelet. Prap të njëjtin raport do të kesh. Ja edhe reforma nuk është zgjidhja”, tha ai.
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit