Zbardhet drafti i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore: Barazi pozitë-opozitë

24 Tetor 2025 | 12:19

Euronews Albania ka siguruar draftin e dakordësuar të Komisionit të Reformës Zgjedhore, që përcakton ndarjen e anëtarëve mes shumicës dhe pakicës parlamentare.

Komisioni i Posaçëm do të ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë ndërsa do të përbëhet nga 16 anëtarë, ku 7 përfaqësojnë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, 7 përfaqësojnë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, dhe 2 anëtarë vijnë nga partitë që kanë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, njëri nga Partia Socialiste dhe tjetri nga Partia Demokratike.

Objekti i veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm përfshin:

a) Hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore;
b) Trajtimin e rekomandimeve në raportet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si dhe të zgjedhjeve të mëparshme të pa trajtuara;
c) Trajtimin e rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse;
ç) Hartimin e një ligji për financimin e partive politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026