Reforma zgjedhore, PS-PD pranë akordit për përbërjen e komisionit të posaçëm
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë në negociata të avancuara dhe po shkojnë drejt një akordi për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Sipas të njëjtave burime, është rënë dakord që komisioni të ketë 16 anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë mes maxhorancës dhe opozitës.
Përbërja e parashikuar është si më poshtë:
8 anëtarë nga mazhoranca: 7 deputetë nga PS dhe 1 deputet nga PSD
8 anëtarë nga opozita: 5 deputetë nga PD, 1 deputet nga PR, 1 deputet nga PL, 1 deputet nga Partia Mundësia.
Dy forcat politike që morën mandate në zgjedhjet e 11 majit, por që nuk janë përfshirë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, janë “Lëvizja Bashkë” dhe “Shqipëria Bëhet”.
Përbërja e komisionit që do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë e cila është dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës, pritet të miratohet në parlament javën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:38 Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve