Rama e krahasoi me Leninin, kryebashkiakja e Dimalit flet për Euronews Albania

24 Tetor 2025 | 13:33

“As ti nuk e ke sjell, kështu që mos pyet Ilir Xhakollin. Unë e di që ti ke kapacitetet e Leninit që të flasësh në të njëjtën kohë me 7 veta”.

Ishte kjo përgjigja që kryeministri Edi Rama i dha kryebashkiakes së Dimalit një ditë më parë në takimin që zhvilloi me të parët e qyteteve për Paketën e Paleve dhe për zonat ku pritet të investohet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Juliana Memaj tregon se reagimi në atë mënyrë i kreut të qeverisë ishte një tërheqje vëmendjeje për të dhe jo një ofendim.

“Kjo më shumë ishte për më të tërhequr vëmendjen ndaj bisedës, për të qenë e vëmendshme ndaj bisedës jo për ndonjë gjë tjetër, nuk e mora për ofendim”, tha Memaj.

Por kryebashkiakia socialiste e Dimalit nuk ndan të njëjtin mendim me shefin e qeverisë kur është fjala tek vonesat e bashkive në dërgimin e zonave ku do të investohet për paketën e maleve.

“Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk impakton kategorinë e sipërfaqes së pronës që shtrihet në bashkinë Dimal, nuk është pjesë e objektit të kësaj pakete. Kjo është arsyeja, jo se nuk ka interes. Më ligjin 2020 për proceset kalimtare është një parashikim për regjistrimin e pronave tokë bujqësor që janë me posedues jo pronarë. Kemi një problematikë në bashkinë tonë, kemi 170 familje dhe kërkojmë që dikush të bëhet pronar i ligjshëm ose dikush t’i marrë me qira. Dhe, do të ishte mirë që akti normativ, VKM të dalë sa më shpejt në mënyrë që ne të operojmë me këtë pjesë”, tha ajo.

Rama nuk kurseu kritikat për shumicën e kryebashkiakëve për vonesat e dorëzimit të hartave me zonat prioritare ku priten të jetësohen projektet e personave që kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri, nëpërmjet ‘Paketës së Maleve’.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026