Performanca e Arsenal këtë sezon, OPTA e sheh si favorit të dyfishtë
Arsenali është favoriti kryesor për fitimin e Çempions ligës dhe kampionatit anglez, sipas një analize të bërë nga kompania OPTA, që bazohet në performancën e topçinjve.
Paraqitjet e Arsenalit në këtë fillimsezoni i kanë bindur të gjithë, madje duke bërë dhe parashikimet e para edhe pse është ende herët. Topçinjtë zhvilluan një paraqitje mbresëlënëse ndaj Atletico Madrid që e mposhtën 4-0, por dhe në kampionatin anglez po bën shkëlqyeshëm, duke u renditur në krye.
Sipas kompanisë së matjes së performancës dhe statistikave, OPTA parashikon që Arsenal është skuadra me më tepër shanse për tu shpallur kampione në të dyja kompeticionet.
E thënë më thjeshtë, Arsenal në fund të sezonit do të kurorëzohet kampion në dy kompeticione, një që ka shumë vite pa e fituar si liga angleze dhe tjetri ku londinezët nuk kanë triumfuar kurrë, Champions.
Gjasat që Arsenal, të shpallet fitues i Champions sipas OPTAs janë 20%, ndërsa për kampionatin anglez përllogariten 44%.
Arsenal ka fituar 10 përballje, barazuar 1 dhe humbur 1 në 12 sfida të zhvilluara në këtë sezon të ri futbollistik. Aktualisht kryeson kampionatin anglez me 3 pikë më tepër se Manchester City.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal