U vra te lokali në Manëz, rrëfimet e fqinjeve: Araniti ishte djalë i mirë dhe i urtë
Kamera e emisionit Review në Euronews Albania ishte në fshatin Manëz, aty ku një debat për një filxhan kafeje i mori jetën dy të rinjve në një lokal.
Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Aranit Kurti, 23 vjeç, pas një konflikti dhe një debati të ashpër, përfunduan të vrarë.
Gazetarja Matilda Braho ishte në lagjen e 23-vjeçarit Aranit Kurti ku bisedoi me disa nga fqinjët ndërsa familjen Kurti e ka pllakosur zia dhe dhimbja.
Një nga fqinjet tha se Aranit Kurtin e njihnin për çun të mirë.
“E njihnim për çun të mirë me sa e njihnim ne, se si është puna këtë nuk e dimë. Ne vetëm morëm vesh se e ka vrarë filani, se kush e ka vrarë nuk dimë gjë. Araniti dhe Danieli, përveç shokë, ishin komshinj. Na vijnë këto raste shumë rëndë, nuk kemi më besim për jetën. Një fëmijë të drejton thikën, ndërsa tjetri të thotë ‘do të çaj kokën’, s’ka fëmijë të rregullt,” tha fqinja.
Kushërira e babait të Aranitit thotë se ai ka qenë djalë i mirë, i urtë, i shkolluar.
“Lajmin e morëm vesh nëpërmjet TV-së. Unë babain e Aranitit e kam kushëri,” tha ajo.
Një komshie tjetër thotë se djali i saj e ka pasur shok Aranitin.
“Çuni im e ka pasur shok të ngushtë. Më tha çuni: ‘Shko, se e kam pasur shok.’
Familje shumë e mirë nga Burreli. Lajmi u përhap nëpër lagje që janë vrarë dy veta,” tha fqinja e familjes së Aranit Kurtit.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat