Sot përpjekja e fundit e Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka ditën e fundit sipas mandatit që ka marrë nga presidentja Vjosa Osmani për të prezantuar kabinetin e tij qeverisës dhe programin qeverisës në rolin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.
Deputetët do të mblidhen në seancën e jashtëzakonshme plenare me rendin e vetëm të ditës – zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga ora 10:00, por për formimin e ekzekutivit të ri nevojiten 61 vota.
Në rast të mosformimit, Albin Kurti do të bëhet mandatari i parë që do të dështojë për krijimin e qeverisë së re, pasi në të gjitha proceset e tjera për formimin e qeverisë mandatarët janë zgjedhur me shumicë votash herën e parë, raporton KosovaPress.
Presidentja Osmani ka theksuar se nëse nuk kalon Qeveria e re sot, atëherë ajo brenda dhjetë ditëve do t’i ftojë partitë të shohin nëse ndonjëra prej tyre mund të sigurojë 61 votat e nevojshme.
Nëse qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, Osmani sipas Kushtetutës duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda 40 ditëve.
Në të gjitha proceset e tjera për formimin e qeverisë, mandatarët janë zgjedhur me shumicë votash në herën e parë: Bajram Rexhepi në vitin 2002, Ramush Haradinaj 2004, Bajram Kosumi 2005, Agim Çeku 2006, Hashim Thaçi 2008, 2010, 2014, Isa Mustafa 2014, Ramush Haradinaj 2017, Avdullah Hoti 2020 dhe Albin Kurti 2020, 2021.
Më 9 shkurt, Vetëvendosje doli fituese me 48 vende në Kuvend, PDK 24, LDK 20, koalicioni AAK-Nisma 8. Komuniteti serb ka 10 vende të garantuara, 9 prej të cilave u fituan nga Lista Serbe dhe një nga Nenad Rashiq Partia për Liri, Drejtësi e Mbijetesë. 10 ulëse tjera parlamentare janë të rezervuara për komunitetet jo-serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit