Debat në Kuvend/ Shehaj: Po vrisni partitë e reja, Balla: Po gënjen je në Komision
Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sot nga debate të ashpra mes deputetëve Taulant Balla, Agron Shehaj dhe Redi Muçi, pas votimit për ngritjen e Komisioneve të Posacme të Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale.
Debati u fokusua mbi akuza për mos përfshirje të partive të vogla në komisione. Agron Shehaj nga Mundësia akuzoi palët politike se nuk kanë përfshirë partitë e vogla:
“Unë nuk e kuptoj zoti kryetar sesi mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë dhe ngrejnë një komision pa përfshirë partitë e reja. Edhe keni një qëllim që pasi keni vjedhur së bashku të vazhdoni të vidhni së bashku. Ky do të jetë rezultati i kësaj që të hiqni partitë e reja.”
Nga ana tjetër, Taulant Balla i kundërshtoi Shehajn, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar procesin:
“Ti bën shkollën e natës, nuk e ke lexuar dokumentin. Kemi marrë parasysh traditën parlamentare, është e pamundur që në një Komisionin e Posacëm të përfshihen të gjitha partitë politike. Ti nuk di të lexosh. Gënjeve kur the nuk je, se të kemi futur dhe ty dhe partitë me dy mandate.”
Debati u shtua edhe nga Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë, i cili pyeti për arsyet e përjashtimit të partisë së tij:
“Ngritja e Komisionit u bazua në traditën parlamentare, dua të di se ku është tradita parlamentare që nuk është përfshirë një parti me përfaqësues në parlament. Edhe përfaqësuesi i mazhorancës tha me të drejtë që është miratuar me konsensus me 99 për qind. Ndërkohë këtu 1 për qind nuk u përfshi që është Lëvizja Bashkë. Ku bazoheni që përjashtoni një parti parlamentare nga e drejta e votës?”
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës