Shpërthimi me një të plagosur në Shkodër, policia: Tritoli ishte vendosur në makinë
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me shpërthimin me tritol në Shkodër ku mbeti i plagosur 38-vjeçari, Enea Busukja. Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 11:35 në lagjen “Ndoc Mazi.
Shpërthimi mësohet se ka ndodhur kur 38-vjeçari ka ndezur mjetin e tij. Busukja ka marrë plagë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve,” njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset një person (EMRI)
- Shpërthimi me tritol në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA
- 07:14 Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite