VIDEO/ Milani pa shkëlqim, Atalanta i ndal hapin kuqezinjve

29 Tetor 2025 | 16:16

Milani nuk po shkëlqen në ndeshjet e fundit, ku ka lënë pikë ndaj disa skuadrave në Serinë A, e fundit ndaj Atalantës.

Kuqezinjtë barazuan 1-1 në transfertë, në një duel të luftuar nga të dyja ekipet, ku nuk munguan rastet e humbura.

Të besuarit e Allegrit e nisën më mirë duelin, duke gjetur shumë shpejt golin pas një gjuajtjeje të mesfushorit Ricci, që përfundoi në rrjetën e Carnesecchit.

Bergamaskët, ashtu si në çdo ndeshje përballë Milanit, luajtën tejet të motivuar, madje duke rrezikuar disa herë katërkëndëshin e kuqezinjve.

Goli i barazimit do të vinte në minutën e 35-të nga Lookman, i cili regjistron realizimin e parë për këtë sezon në Itali.

Pjesa e dytë solli shanse për të dyja skuadrat, por shifrat nuk ndryshuan, me duelin që u mbyll 1-1.

Në ndeshjen tjetër, kampionët në fuqi ruajtën kreun: Napoli mposhti minimalisht Leccen në transfertë. Goli i vetëm u shënua nga mesfushori Anguissa, që është lojtar kyç në ekipin e Antonio Contes.

Më herët, Lecce shpërdoroi një penallti me sulmuesin Camarda, ku gjuajtja e tij u prit nga portieri napoletan.

Kjo ishte fitorja e 7-të në 9 ndeshje kampionati për Napolin, që udhëheq me 21 pikë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026