Dumani: Reforma në drejtësi synon çlirimin e sistemit nga ndikimi politik
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka qenë i pranishëm në një takim me studentët e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër.
Dumani mori pjesë në takimin hyrës të projektit Erasmus “Bashkimi Europian për qeverisjen e mirë në Shqipëri”.
Ky projekt synon të forcojë edukimin dhe qeverisjen e mirë në rajonet shqiptare, duke promovuar vlerat dhe standardet evropiane në arsim dhe administrim publik.
Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK-ut, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti, u ndal te rrugëtimi i tij profesional dhe pasioni për drejtësinë.
“Takimet me studentët na japin energji dhe na kthejnë pas në kohë kur ëndërrat tona ishin më të mëdha sesa ne. Aktualisht dëshiroj t’ju nxis që të përkushtoheni për t’i realizuar ato në dobinë tuaj dhe në shërbim të vendit tonë. Tema që na ka mbledhur sot është më shumë se një projekt; është një vizion për mënyrën sesi duam të jetojmë dhe të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë, të ndershme dhe të denjë për familjen e madhe europiane”, tha Dumani.
Reforma në drejtësi dhe krijimi i SPAK-ut shihet nga Dumani si një përgjegjësi e madhe, por edhe një privilegj i veçantë për t’i shërbyer vendit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Reforma në drejtësi, e mbështetur dhe e koordinuar edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, u realizua përmes ndryshimeve thelbësore kushtetuese dhe ligjore në veprimtarinë institucionale. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e pavarësisë së sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik, dhe çlirimi i tij nga korrupsioni dhe paaftësia”, tha kreu i SPAK.
Aktiviteti u zhvillua me praninë e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe qendrore, si dhe të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Diskutimet theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, institucioneve dhe Bashkimit Evropian për zhvillimin e kapaciteteve akademike, forcimin e integritetit dhe përmirësimin e qeverisjes në nivel rajonal.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut