Pakt i mundshëm Rama-Berisha? Gjin Gjoni: Ka 2 propozime, kreu i PD është i gatshëm

30 Tetor 2025 | 21:44

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka folur për mundësinë e një pakti politik mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.

Gjoni ka zbuluar se aktualisht në tavolinë ndodhen dy propozime, ndërsa ende nuk është caktuar një moment konkret për takimin mes palëve. Ai theksoi se Berisha është shprehur i gatshëm të ulet në bisedime.

“Aktualisht ka dy propozime në tavolinë, propozimet akoma nuk janë konsultuar dhe nuk është caktuar një moment kur palët do të ulen.

Berisha ka shprehur dëshirën dhe qëllimin për tu ulur dhe vendi në fakt ka nevojë për një Kushtetutë të re.

Në rast se kemi reformën elektorale , është dhe ajo territorale pse jo dhe reforma në drejtësi, po shkojnë drejt nevojës së një transformimi rrënjësor edhe para futjes në BE. Nuk ka asgjë të keqe. Berisha e ka pranuar dhe ka theksuar se është i gatshëm për të realizuar disa ndyshime të cilat janë jetësore, lidhur me mënyrën se si do qeveriset vendi”, tha Gjin Gjoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026