Rusmali: Dekreti i Presidentit u firmos pas aktit të shkarkimit të Veliajt

31 Tetor 2025 | 14:52

Në seancën gjyqësore që po zhvillohet për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Rusmali, deklaroi se dekreti presidencial është nxjerrë vetëm pas miratimit të aktit të shkarkimit.

Sipas Rusmalit, Gjykata nuk ka kompetencë të shqyrtojë dekretin e kreut të shtetit, pasi ai është një veprim i detyruar ligjërisht që pason vendimin për shkarkim.

“Ju, në vend që të pezulloni aktin për të cilin jeni kushtetutshmërisht kompetentë, tërhiqni një akt tjetër për të cilin nuk keni kompetencë, vetëm që të shmangni pasojat që sjell ai akt për të cilin jeni përgjegjës. Zgjedhjet caktohen sepse ekziston një akt shkarkimi. Nëse pezullohet akti i shkarkimit, automatikisht pezullohet edhe veprimi i presidentit,” u shpreh Rusmali.

Ai shtoi se nuk ka paragjykim ndaj vendimmarrjes së gjykatës, por theksoi nevojën që institucionet të udhëhiqen nga parimet kushtetuese dhe nga praktika e mëparshme:

“Institucionet duhet të mbështeten në leximin e Kushtetutës dhe në jurisprudencën tuaj. Ju jeni të lirë të ndryshoni qëndrimin, mund të shpreheni ndryshe nga dy vite më parë, por çdo qëndrim i ri vlen për të ardhmen.”

Në vijim të fjalës së tij, Rusmali nënvizoi rëndësinë e respektimit të sigurisë juridike dhe të shtetit ligjor:

“Është thelbësore që të kuptohet se në bazë të shtetit ligjor qëndron Kushtetuta. Ndihmoni institucionet që ta zbatojnë atë. Mos u nisni nga një rast i veçantë, por nga qëllimi më i madh forcimi i themeleve të këtij vendi. Pjesa tjetër është debat praktik, një debat hallesh njerëzore. Ne kemi këtë merak,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026