Shembet pjesërisht një kullë pranë Koloseut, plagosen 4 persona (VIDEO)

3 Nëntor 2025 | 14:05

Një kullë mesjetare në rikonstruksion në Romën qendrore pranë Koloseut u shemb pjesërisht këtë të hënë. Fillimisht nisi rënia e disa tullave e më pas ajo u pasua me shembjen e saj të pjesshme duke ngritur një re pluhuri.

Nga shembja një punëtor po merr ndihmë mjekësore pasi mori lëndime në kokë. Një punëtor tjetër mbeti i bllokuar nën rrënoja. Dy punëtorë të tjerë u plagosën lehtë, por refuzuan të dërgoheshin në spital.

Autoritetet kanë mbyllur qarkullimin në zonë për të lehtësuar operacionin e shpëtimit, i cili po vazhdon me ndihmën e zjarrfikësve dhe automjeteve speciale. Një pronar lokali në Via del Colosseo, i cili ndodhej jashtë dyqanit të tij në kohën e shembjes, tha se dëgjoi një zhurmë shumë të lartë rreth orës 11: 20.

Ai theksoi se më pas panjë re pluhuri që ngrihej dhe një pjesë e kullës duke u shembur.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e shembjes, ndërsa Prokuroria Publike e Romës ka hapur një hetim për incidentin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026