Apartamente, prona e dyqane, sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro në Vlorë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro, në pronësi të shtetasit Tahir Qenami i dyshuar për përfshirje në veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sipas raportimeve, sekuestrimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 1119 të vitit 2023, bazuar në materialet e dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi masën e sekuestros preventive mbi një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme të regjistruara në emër të shtetasit Tahir Qenami dhe personave të lidhur me të.
Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen:
Një apartament me sipërfaqe 82 m² në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë;
Një parcelë toke (arë) me sipërfaqe 2000 m² në Radhimë, në pronësi të shtetasve E.K. dhe F.K.;
Një apartament me sipërfaqe 108.5 m² në zonën e Farkës, ndërtuar nga shoqëria “Besa G&T”;
Dy njësi tregtare (dyqane) në lagjen “1 Maji”, Vlorë, me sipërfaqe 50.6 dhe 89.8 m²;
Gjashtë vende parkimi (post-parkime) në të njëjtën lagje, me sipërfaqe nga 28 deri në 36 m² secila;
Dhjetë apartamente në ndërtesën e ndërtuar nga shoqëria “Lespipa” sh.p.k., në lagjen “1 Maji”, me sipërfaqe që variojnë nga 49.7 m² deri në 108.45 m², shumica prej tyre të prenotuara nga shtetasi Tahir Qenami;
Dy automjete, një “Daimler Chrysler” i vitit 1994 dhe një “Ford Focus” i vitit 2005, në pronësi të Tahir Qenami.
Sipas Prokurorisë së Vlorës, veprimet hetimore po vijojnë për të zbuluar burimin e fondeve me të cilat janë blerë dhe investuar këto pasuri, pasi dyshohet se ato janë përfituar përmes aktivitetit të paligjshëm.
Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë pastrimi parash dhe për të verifikuar lidhjet ekonomike të shtetasit Tahir Qenami me subjektet ndërtuese dhe financiare në Vlorë e Tiranë.
LEXONI GJTIHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut