“Plumbi i Artë”, dëshmon vajza e Fatmira Dedës: Mamin ma vranë për 40 mijë euro

4 Nëntor 2025 | 13:08

Në procesin gjyqësor të njohur si “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar sot në GJKKO M. Deda, vajza e Fatmira Dedës dhe motra e Ervis Dedës, të cilët u vranë vite më parë.

Vrasjet e tyre janë zbardhur nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ajo ka rrëfyer përpara gjykatës ngjarjet e dhimbshme që lidhen me vrasjet e vëllait dhe nënës së saj, duke treguar detaje mbi jetën e vëllait si emigrant, marrëdhëniet brenda familjes dhe pasojat që këto ngjarje kanë pasur për të.

“Ishte situatë dramatike, nuk kam fjalë. Me nënën nuk kam patur fare komunikim kur vdiq vëllai. Mami im ishte vrarë për 40 mijë euro,” – tha ajo në sallën e gjyqit.

Dëshmia e plotë

M. Deda: “Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, vëllai jetonte në Durrës, ndërsa unë në Kavajë. “Loshja” quhet vëllai im, emrin Ervis e ka të ndryshuar.

Nuk kam pasur dijeni se me çfarë ishte marrë vëllai im, që nga viti 1997 deri në vitin 2012. Vëllai ka qenë emigrant që i vogël, ka pasur jetuar në Kavajë.

Vëllai im ka emigruar në Itali për herë të parë dhe pastaj nuk di çfarë ndodhi me Loshen. Pastaj ka qenë në Belgjikë dhe Holandë dhe u kthye në Shqipëri në vitin 2008.

Vdekjen e vëllait e mësova kur isha në kurs. Më bënë një telefonatë rreth orës 22:00 dhe më thanë që Loshja kshu kshu.

Pastaj kam shkuar në Gjermani. Kur mora vesh për vëllain kam patur një telefonatë me mamin. E shkurtër ishte telefonata. Unë i kam thënë nuk kam qenë mirë për të qenë pjesë e varrimit, sepse nuk njihja askënd.

Mora kohë me veten time. Pastaj kur u ktheva nga Gjermania në vitin 2013 mora vesh ngjarjen për Mamin. Unë në 97’ shkëputa marrëdhëniet me vëllain, jo për vëllain sepse ai ishte gjaku im, po ashtu rridhën gjërat.

Po të ishte gjallë Loshja nuk do kishin shans të preknin nënën time me dorë. Loshja ka pasur marrëdhënie të ngushta me mamin.

Ishte situatë dramatike, nuk kam fjalë. Me nënën nuk kam patur fare komunikim kur vdiq vëllai. Mami im ishte vrarë për 40 mijë euro.

Besnik Dedjan e njoh si dajën e Loshes, sepse unë nuk kam patur marrëdhënie me njerëzit e mamit. Jam takuar disa herë me Festim Qolin, pas vrasjes së nënës time. Qëllimi i takimit ka qenë shitja e disa aksioneve të një biznesi. Vlera që përfitova nga ky truall ishte 45 mijë euro. Nuk jam pronare e asnjë prone sot. Daja nuk më ka thënë që i dyshuar si vrasës ka qenë Festim Qoli. Nga ana kam trashëguar një banesë në Durrës, të cilën më pas e kam shitur. Nuk jam interesuar në prokurori për vrasjen e mamit dhe të vëllait, thjesht ja kam lënë në dorë drejtësisë që të zbardhë veprimet. Unë nuk kam jetuar as me mamin, as me anëtarë të fisit të mamit, nuk e kam idenë nëse mami ka kërkuar informacion për vrasjen e të vëllait”, tha ajo.

Kujtojmë se më 14 shtator 2013, 60-vjeçarja nga Durrësi, Fatmira Deda, ka gjetur vdekjen pasi u godit me mjete të forta pas koke.
Vetëm një vit më parë, në 2012, në zonën e Golemit ishte ekzekutuar në mënyrë mafioze i biri, Ervis Deda.

Sipas hetimeve të asaj kohe, Fatmira Deda ishte qëlluar me mjete metalike teksa po futej në garazhin e pallatit pranë banesës së saj në lagjen “Skënderbej”, në zonën e Fermentimit, për të marrë makinën.
Në momentin që ndodhej e vetme, persona të paidentifikuar e goditën në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026