Plagoset më thikë një zyrtar i BE në Kosovë, Prokuroria Speciale nis hetimet
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka reaguar pas sulmit ndaj një zyrtari të saj në Gjakovë.
“Ne jemi të tronditur nga kjo ngjarje dhe i urojmë stafit të përfshirë një rikuperim të shpejtë dhe të plotë. Ka një hetim në vazhdim dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Duke qenë se hetimi është aktiv, nuk mund të japim më shumë detaje në këtë moment”, tha Zyra e BE-së në Prishtinë.
Policia e Kosovës raportoi sot se një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti ishte plagosur nga një mjet i mprehtë më 4 nëntor, në orën 19:57. Sipas policisë, personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, fillimisht është trajtuar në QKMF në Gjakovë, prej nga është transferuar në QKUK.
Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore në lidhje me plagosjen e një zyrtari të Bashkimit Evropian më 4 nëntor në Gjakovë.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja për medie e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta e cila tha se në koordinim me Policinë e Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike.
“Prokuroria Speciale ju njofton se nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.
Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike.
Duke theksuar se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, ka bërë të ditur Luta. Gjatë ditës edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se personi I plagosur në Gjakovë është zyrtar i BE-së.
Duke mos dhënë detaje meqenëse rasti është në hetim, nga Zyra e BE-së në Kosovë kanë thënë se janë të tronditur nga ky lajm.
“Jemi të tronditur nga ky lajm dhe i urojmë stafit të përfshirë shërim të shpejtë dhe të plotë. Një hetim është duke vazhduar dhe autoritetet po përcaktojnë faktet. Meqenëse ky është një hetim aktiv, nuk jemi në gjendje të japim detaje të mëtejshme në këtë kohë”, kanë thënë ata.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, personi i plagosur kishte dy plagë të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës