15 mijë lekë gjobë nëse dërgoni SMS ndërsa drejtoni makinën

27 Shkurt 2020 | 10:04

Masa e gjobës për personat që kapen duke përdorur telefonin celular gjatë kohës që po drejtojnë automjetin, do të rriten ndjeshëm nëse propozimet e bëra nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Infrastrukturës do të miratohen në Kodin Rrugor.

Në këto propozime, parashikohet që çdo drejtues automjeti që kapet me telefon në dorë gjobitet automatikisht me 5 mijë lekë. Nëse kapet duke folur në telefon, gjoba arrin në 10 mijë lekë, kurse në rastet kur kapet duke shkruar mesazh, gjoba shkon në 15 mijë lekë. Në raste e telefonit në dorë, kur shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit dyfishohet gjoba, si dhe drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë.

Grupi i punës, i ngritur për ndryshimet e Kodit Rrugor ka bërë dhe një sërë propozimesh të tjera. Një ndër risitë është se për shkelje të rënda të normave të sjelljes së përsëritura gjatë drejtimit të mjetit, Policia e Shtetit detyron drejtuesin e mjetit të kryejë vizitë mjekësore (test psikologjik), për të dëshmuar aftësitë e tij, për lejimin e mbajtjes dhe përdorimit të lejes së drejtimit.

Gjithashtu, parashikohet të rritet dhe gjoba për personat që do të kapen duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Nëse drejtuesi i mjetit autoveturë rezulton me përmbajtje alkooli nga 0.3 g/l deri në 0.5 g/l pezullohet leja e drejtimit nga 3 deri në 6 muaj dhe gjobë nga 10 deri në 20 mijë lekë nga 5-15 mijë që ishte. Nëse shoferi rezulton me përmbajtje alkooli nga 0.8 g/l deri në 1.5 g/l, pezullohet leja e drejtimit nga 1-2 vjet dhe gjobë nga 20-40 mijë lekë.

Një nga fenomenet që ndodh shpesh në rrugët tona është sjellja agresive. Për këtë, ndryshimet në Kodin Rrugor parashikojnë se kur drejtuesi i mjetit, në rrugë interurbane kryesore dhe dytësore, ushtron presion apo agreson me sistemet e ndriçimit dhe nuk ruan distancën e sigurisë, duke vënë në rrezik serioz përdoruesit e rrugës para tij, ndëshkohet me gjobë 10-20 mijë lekë dhe heqje 5 pikë të lejes së drejtimit.

Për parakalimin e gabuar, gjoba nga 1-3 mijë lekë, bëhet nga 5-10 mijë lekë dhe kur përsëritet dy herë brenda vitit, gjoba dyfishohet dhe pezullohet leja e drejtimit me 1 muaj. Kurse për rripin e sigurimit, parashikohet gjobë 1-3 mijë lekë për drejtuesin e mjetit kur ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026