Raportimi i KLSH në Kuvend, Shehu: 159 auditime në të gjitha nivelet
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu gjatë raportimit të tij në Kuvend lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2024 u shpreh se ndikimi i KLSH në financat publike është shtuar me 99.9% nivel pranueshmërie i rekomandimeve.
“Janë evidentuar problematika në regjistrimin e pasurive si dhe në përgatitjen e dokumentacionit pronësor. Në paraqitjen e detyrimeve të papaguara janë konstatuar diferenca nëpërmjet shifrave të raportuara dhe gjendjes reale.
Në të gjitha fazat e auditimit të menaxhimit buxhetor janë evidentuar mangësi në disiplinën financiare. Auditimet kanë nxjerrë mangësi në regjistrimin e urdhrave të auditimit. Strukturat përgjegjëse për mbikëqyrjen teknike nuk kanë ushtruar detyrën e tyre”, tha ai.
Shehu më tej theksoi se gjatë 2024, KLSH ka kryer 159 auditime në gjithë nivelet e qeverisjes.
“Sipas llojit, 45 auditime janë financiare, 43 përputhshmërie, 35 të kombinuara, 15 performance, 8 të teknologjisë së informacionit, dhe 13 mbi zbatimin e rekomandimeve. Janë kryer në 205 subjekte, 97 njësi të qeverisjes qendrore, 75 të qeverisjes vendore, 13 institucione të pavarua dhe 20 ende publikë”, tha ai.
Kreu i KLSH theksoi se në një pjesë të kontrolleve të institucioneve të audituara, janë evidentuar problematika në regjistrimin e plotë të pasurive të paluajtshme dhe përgatitjen e dokumentacionit pronësor.
“Procedura e marrjes në dorëzim dhe klasifikimi i pronave publike vazhdojnë të përbëjnë rrezik për tjetërsimin e tyre dhe në detyrimet të papaguara dhe debitorë janë konstatuar diferenca mes shifrave të regjistruara dhe asaj reale dhe pasaktësi në llogaritjen e kamatvonesave.
Në auditimet e përputhshmërisë dhe të kombinuara. Janë identifikuar shkelje të kuadrit ligjor dhe rregullator në prokurime, raportimit fiskal dhe zbatimit të kontratave. Në të gjitha fazat e menaxhimit buxhetor, janë evidentuar mangësi në disiplinë financiare, në vlerësimin e projekteve dhe përdorim jo reflektiv të fondeve.
Problematikat në prokurime përfshijnë planifikim jo të harmonizuar me nevojat reale dhe fondet e disponueshme, kufizim të konkurrencës, pa rregulli në kontrata dhe mungesë të kontrollit të brendshëm,” shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut