Kosova publikon listën për ndeshjet vendimtare, rikthehet kapiteni Amir Rrahmani

7 Nëntor 2025 | 14:12

Përfaqësuesja e Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Te Kosova është rikthyer kapiteni Amir Rrahmani, i cili ishte dëmtuar në shtator, ndërsa nuk ka pasur ndonjë prurje të re.

Trajneri Foda ka përgatitur listën prej 28 futbollistësh, teksa ka paraqitur edhe listën e zgjeruar në rast të ndonjë lëndimi.

Kosova do të luajë me Slloveninë më 15 nëntor, kurse tre ditë më vonë do të presë në “Fadil Vokrri” Kombëtaren zvicerane.

Kosova ndodhet në pozitën e dytë në grup dhe i nevojitet vetëm edhe një pikë për të siguruar fazën “play-off” të kualifikimeve për Botëror.

 

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026