Shqiptarët mendojnë se siguria kombëtare cenohet nga korrupsioni dhe krimi
Afro gjysma e shqiptareve mendojnë se fenomeni që cenon sigurinë kombëtare është korrupsioni. Ne perceptimin publk per vitin 2025, ne vend te dyte qëndron krimi i organizuar.
Perceptimi publik në Shqipëri për kërcënimet kryesore ndaj sigurisë kombëtare dominohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Të dhënat e anketës Security Barometer tregojnë se 47% e qytetarëve e konsiderojnë korrupsionin si kërcënimin kryesor, ndërsa 21% e rendisin si kërcënimin e dytë më të madh. Ky rezultat pasqyron shqetësimin e vazhdueshëm për ndikimin e korrupsionit në institucionet publike dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në vend të dytë qëndron krimi i organizuar, me 19% të të anketuarve që e shohin si rrezikun kryesor. Kjo tregon perceptimin e gjerë për praninë e grupeve kriminale dhe ndikimin e tyre në jetën sociale e ekonomike.Në vend të tretë, me 13% qendron rreziku i luftës me vende të tjera, çka sugjeron një ndjeshmëri të shtuar ndaj paqëndrueshmërisë gjeopolitike në rajon.
Në vijim të renditjes, krimi kibernetik zë vendin e katërt (6%), duke reflektuar rritjen e sulmeve dixhitale dhe pasigurinë në hapësirën online.Pandemitë ndodhen në vendin e pestë duke treguar se përvoja e COVID-19 ende ndikon në perceptimet e sigurisë publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve