Greqi: Gjendet një trup i pajetë në një mjet të djegur, policia nis hetimet

7 Nëntor 2025 | 19:39

Një ngjarje tronditëse është zbuluar të premten pasdite të 7 nëntorit në zonën e Skourtas, Viotia, ku policia greke ka gjetur trupin e një burri të djegur dhe të prangosur në sediljen e pasme të një automjeti. Sipas raportimeve të para, autoritetet dyshojnë se viktima mund të jetë me origjinë shqiptare.

Hetimet paraprake tregojnë se makina ku u gjet trupi ishte vjedhur muaj më parë nga zona e Glyfadës dhe mbante targa të falsifikuara, që i përkisnin një automjeti të së njëjtës markë nga Pieria. Automjeti i djegur u pikas nga një gjuetar, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Rasti është marrë në dorë nga Departamenti i Hetimit të Krimit të Organizuar – i njohur si “FBI-ja greke” – ndërsa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë identitetin e viktimës. Vlerësimet fillestare sugjerojnë se vdekja ka ndodhur rreth dy ditë përpara se makina të zbulohej.

Një pistë e mundshme që po shqyrtohet lidhet me zhdukjen e një shtetasi të huaj nga Atika, i cili kishte lajmëruar familjarët se do të udhëtonte drejt zonës së Villës. Sipas burimeve policore, ai nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026