Gjenerali Prenga flet për planin amerikan pas luftës Ukrainë–Rusi

7 Nëntor 2025 | 21:39

Gjenerali Dedë Prenga ka komentuar mbi luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes strategjik të furnizojnë Kievin me raketa Tomahawk, pasi një veprim i tillë do të përkeqësonte marrëdhëniet tashmë të brishta me Moskën.

Sipas tij, prioriteti i Uashingtonit mbetet ruajtja e një balance me Kinën dhe shmangia e një afrimi të plotë mes Rusisë dhe Kinës.

“Nuk është në interesin e SHBA-ve dhënia e raketave Tomahawk në luftën Rusi-Ukrainë, kjo do përkeqësojë marrëdhëniet e brishta

SHBA-të përplasjen e kanë me Kinën dhe nuk duan që Rusia t’iu ikë totalisht në krahun e Kinës, që do prishte ekuilibrat.

SHBA-të me ekspertët ushtarak të Pentagonit po përgatisin opinion ndërkombëtar jo për t’ia shitur raketën Evropës për ta përdorur Ukrainë në luftën me Rusinë, por sapo të vendoset armëpushimi mes Urkainës dhe Rusisë, kjo lloj rakete do të jetë në arsenalin e shum shteteve të BE-së, do ta kenë si një mbrojtëse efikase.

Gjenerali shtoi se ekspertët amerikanë po përgatisin opinionin ndërkombëtar jo për përdorimin e raketave në luftë, por për vendosjen e tyre në arsenalin e vendeve evropiane pas një armëpushimi të mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Mendoj që po përgatitet opinion mbarëkombëtar që kjo raketë do shitet në Evropë dhe do vendoset në shumë shtete që kanë kapacitet për ta blerë”, tha Dedë Prenga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026