Pjesëmarrje e ulët në Vlorë, komisioneri: Presim orën 12:00, se zgjohen një çik vonë
Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.
Megjithëse kanë kaluar dy orë nga nisja e procesit të votimit në shumë qendra në Vlorë pjesëmarrja e votuesve ka qenë shumë e ulët. Shumica e kutive të votimit janë bosh ndërsa interesi për të hedhur votën për kryebashkiakun e ri duket tepër e ulët.
Gazetarja e Euronews Albania Enkelejda Mema ishte në një qendër votimi në qytetin e Vlorës ku pyeti komisionerët lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve .
Përfaqësuesi i mazhorancës tha se pjesëmarrja ishte normale megjithëse deri në orën 09:00 kishin votuar 25 veta, ndërsa shtoi se rreth orës 12:00 prisnin të kishin fluksin e votuesve.
“Pjesëmarrja ka qenë normale, kjo është lagje e vjetër e Vlorës. Si ditë e diel, ditë pushimi dhe koha me shi, presim më shumë pjesëmarrje në orët në vijim. Presim orën 12:00 që të ketë fluks se është edhe një zonë që ngrihen një cik…”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 15:26 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani