Kandidatja e pavarur në Mat, Suzana Pasha, pas përfundimit të votimit, bëri një prononcim të shkurtër për mediat, duke falënderuar qytetarët dhe duke vlerësuar procesin zgjedhor.
“Faleminderit qytetarëve të Matit. U kam kërkuar mbështetjen derë më derë. Jam krejt e qetë, vota është e lirë. E shoh që procesi është i qetë dhe mendoj të jetë edhe i barabartë, dhe i falenderoj. Fitoftë më i miri për drejtimin e bashkisë Mat, se është bashkia jonë, qyteti ynë, jeta jonë dhe e fëmijëve tanë,” tha Pasha.
Ajo shtoi se gjatë fushatës kishte qenë pothuajse e vetme dhe se çdo problematikë do të trajtohet nga organet ligjzbatuese. Pasha theksoi se ka vendosur të kandidojë si e pavarur, por do të vazhdojë të mbetet pjesë e Partisë Socialiste, të cilën e konsideron “parti e zemrës”.
“Falenderoj PS-në, PD-në dhe të gjithë zgjedhësit e Matit,” përfundoi ajo.