Kandidati i pavarur në Vlorë, Nika: Do ketë një bojkotim të klasës politike
Kandidati i pavarur në Vlorë, Gjergji Nika, ka ushtruar të drejtën e tij të votës dhe ka komentuar mbi pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet lokale, duke e konsideruar atë një mesazh të qartë për politikën në qytet.
Nika ngre dy gishtat gjatë votimit, duke bërë ftesë për debat kandidates së PS-së, Brunilda Mersini, dhe duke inkurajuar demokratët të marrin pjesë në bashkimin e së djathtës. Ai siguroi qytetarët se vota e tyre do të lexohet me ndershmëri dhe se çdo manipulim i mundshëm do të ndiqet me mjete ligjore.
“Është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët e Vlorës pasi në këto dy vite qytetarët e Vlorës kanë ndërruar tre kryetarë bashkie. I ftoj të gjithë të votojnë masivisht. Është e rëndësishme që vota e tyre të jetë votë e saktë, e pastër.
Sa i përket interest të ulët, do ketë një bojkotim të kalsës politikë. Klasa politikë do marrë leksion dhe leksioni do fillojë nga Vlora. Sot do jetë hera e parë që Vlora do prodhojë politikë. Kam edhe një kërkesë tjetër. Ua garantoj të gjithë qyteratëve që vota e tyre do lexohet me ndershmëri. Dhe të gjithë ata numërues që do vijojnë në pjesën pas pjesës së votimit, do përgjigjen me çdo mjet ligjor nëse vota e qytetarëve tjetërsohet. Unë kam hyrë për të fituar. Pavarësisht presioneve politike jam regjistruar me një vendim gjykate nga Kolegji Zgjedhor. Presionet politike kanë ardhur nga të dyja palët.
Ka qenë një garë me kandidatë të identifikuar dhe e kanë ditur që pjesmarrja do jetë e ulët. Me këtë ritëm pjesmarrja nuk do ta kalojë 15%-shin”, tha Nika.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës